I vranë burrin, por diçka e keqe i ndodhi edhe gruas së ambasadorit rus (Video)

E veja e ambasadorit rus Andrei Karlov, Marina raportohet të ketë pësuar një “krizë nervore’ në momentet pasi ajo mësoi se i shoqi u vra në Ankara të hënën. Per fat te keq gjithcka ndodhi para syve te saj, tejsa ajo ishte duke ndjekur fjalen e bashkeshortit ne ekspoziten ku ai po merrte pjese.

Pasi Karlov u qëllua për vdekje nga prapa nga polici jo në detyrë Mevlut Mert Altintas, 22 vjecar, Marina ra në dysheme si të tjerët qe ndodhedhin në ekspozitën fotografike. Ajo u dergua në spital, dhe është shoqëruar nga mjeku i ambasadës dhe psikologët, ne ceremonine e dergimit te eshtrave te burrit të saj në Moskë sot.