Ibrahimovic nënshkruan me gjigantin e Evropës (FOTO)

Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re në Manchester United.

Manchester United dëshiron ta mbajë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic në një kontratë të re duke e vazhduar qëndrimin e tij në klub deri më 2019, raporton tabloidi britanik “The Sun”.

Suedezi 35-vjeç ka realizuar 19 gola këtë edicion pas transferimit si futbollist i lirë nga Paris Saint-Germain, përcjell lajmi.

Përveç se dëshirojnë ta aktivizojnë opsionin për vazhdimin e kontratës për vitin e dytë, “Red Devils” planifikojnë të negociojnë edhe për të tretin.