Identifikohen gjysma e viktimave të Berlinit

Është konfirmuar se gjashtë nga 12 viktimat e sulmit të mbrëmshëm në Berlin janë gjermanë.

Mediat gjermane raportojnë se gjashtë nga viktimat janë identifikuar si gjermanë, transmeton Express.

Ndërkohë, në mesin e të vrarëve është edhe shoferi polak i kamionit, i cili u gjet i vrarë në ulësen e udhëtarin në kamionin e vet, nga vrasësi i cili ia kishte rrëmbyer kamionin atij dhe më pas e kishte kryer sulmin ndaj marketit të Krishtlindjeve, transmeton Express.

Pesë viktimat e mbetura ende nuk janë identifikuar./Express/