Identifikohet polici i cili qëlloi me armë 15 vjeçarin (Foto)

Ish-oficeri i policisë i cili qëlloi për vdekje 15-vjeçarin Jordan Edëards në periferi të Dallas të shtunën është identifikuar si Roy Oliver.

Shefi i Departamentit të Policisë në Balch Springs, Jonathan Haber, publikoi identitetin e oficerit në një konferencë shtypi të martën, duke njoftuar se Oliver ishte shkarkuar nga posti i tij, raporton ABC Neës, transmeton Indeksonline.

Oliver kishte qenë një anëtar i departamentit për gati gjashtë vjet. Ai ishte një nga dy oficerë, të cilët u përgjigjën në një thirrjen e 911 në një banesë në Balch Springs në Dallas County, Texas, të shtunën rreth orës 11:00, sipas policisë.

Pas mbërritjes, oficerët përgjegjës zbuluan një festë të madhe në shtëpi. Ndërsa përpiqej të gjente pronarët e shtëpisë, zyrtarët dëgjuan “të shtëna të shumëfishta” që vinin nga jashtë, të cilat shkaktuan një “skenë kaotike” me njerëzit që iknin nga zona.

Oficerët dolën nga rezidenca për të hetuar të shtënat e armëve dhe u përballën me një makinë të parkuar në rrugë, tha policia./Indeksonline/