Iku me të dashurin, mashtroi burrin duke u shtirur se e kishin rrëmbyer

Për të fshehur gjurmët e takimit të fshehtë me të dashurin një 26-vjeçare sajoji një rrëmbim të rremë. “Më kanë rrëmbyer 4 veta të maskuar. Më detyruan të futem në makinën e tyre. Tani sa kemi kaluar Fushë- Krujën”, kanë qenë këto fjalët që 26 vjeçarja Edlira P. që i ka thënë bashkëshortit të saj në telefon duke e alarmuar atë për një rrëmbim të sajuar.

Ngjarja, e fantazisë së gruas, për të fshehur gjurmët e arratisjes ndodhi në shkurt të këtij viti. Menjëherë burri i trembur ka lajmëruar policinë për ‘rrëmbimin’, pa ditur se gjithçka ishte një sajesë e bashkëshortes për të justifikuar takimin me një shok të saj. Vetëm pak orë pasi policia u njoftua për ngjarjen, 26¬vjeçarja Edlira P. u gjet në një automjet që po shkonte në drejtim të Durrësit. Ajo ishte në shoqërinë e dy personave, të cilët s’dinin gjë për rrëmbimin e gruas.

Ata ‘rrëmbyesit’ dinin se vajza që kishin në automjetin e tyre quhej Jona dhe se ajo ishte ishte 23 vjeçe. Lidhur me këtë ngjarje, Edlira P. u deklarua fajtore nga Gjykata e Tiranës pak ditë më parë për akuzën e “kallëzimit të rremë” dhe u gjobit me 100 mijë lekë. Sipas Gjykatës, 26¬vjeçarja kishte kallëzuar me dashje një krim që nuk kishte ndodhur. Gjatë gjykimit ajo ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesën e saj.