Ilir Luma: Në këto zgjedhje do te vije ne shprehje kultura politike ne Maqedoni

img_3317
img_3320Në emisionin e sotshem ne tv Art  per zgjedhjet e parakohshme ne Maqedoni nga gazetari Emin Azemi  i ftuar ishte Dr.Ilir Luma. Në kete emision ai u shpreh:Që kur kanë filluar zgjedhjet e lira, demokratike,realisht populli verdiktin e vet e ka dhënë vetëm dy herë. Njëherë gjat zgjedhjeve të para dhe herën tjetër në zgjedhjet pas luftës gjate vitit 2002. Ndërsa në zgjedhjet tjera janë bërë manipulime të ndryshme që do të thot se verdikti i popullit nuk ka qenë i plotë. Të shpresojmë se në këto zgjedhje të parakohëshme përsëri do vije në shprehje verdikti i popullit me të cilën do bëhet hapi i parë drejtë zgjidhjes së krizës politikë që vite me rradhë e ka kapluar Maqedoninë. Me këtë do vije në shprehje edhe niveli i kulturës politike të votuesve.Arsyetimi për dalje të kufizuar në zgjedje duhet kërkuar te zhgënjimi i qytetarve prej politikanve të zgjedhur pikërisht me votën e tyre. Të shpresojmë se sot përsëri do vie në shprehje verdikti i votuesit shqiptar.