Ilir Shaqiri në Tetovë: Ali Ahmeti, njeriu që bëri epokë

Këngëtari i famshëm shqiptar nga Kosova, zëdhënësi artistik i luftës së UÇK-së, Ilir Shaqiri, para se t’ia thojë këngës në tubimin e sontëm të bashkimit të shqiptarëve në Tetovë, vlerësoi lartë figurën kombëtare të liderit Ali Ahmeti.

Shaqiri tha se ndjehet i nderuar për të prezantuar sonte me ftesën e Ali Ahmetit, njeriut që ka bërë epokë për historinë dhe lirinë e Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë.

Kënga e Ilir Shaqirit për shqiptarët e Rekës, u prit me ovacione të shumta nga dhjetëra-mijëra mbështetës të politikës kombëtare të Ali Ahmetit.