Imuniteti nuk i mbron 7 deputetët e VMRO-DPMNE që të thirren në Prokurori

 

Asnjëri prej 7 deputetëve të opozitës që janë kapur nga kamerat e sigurisë se si kanë hapur dyert e Kuvendit që dhunuesit të hyjnë brenda në Kuvend, më 27 prill, nuk janë thirrur për deklaratë në Prokurorinë Themelore, shkruan gazeta Lajm.

Televizionet si Alsat-M dhe Telma kanë publikuar incizime të reja ku shihet se deputetët e VMRO-DPMNE-së: Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski hapin dyert, ndërkaq për ta orientuar turmën ndihmojnë Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ilija Dimovski, Luben Arnaudov dhe deputeti Lupço Dimovski.

SDK.MK njofton se në incizime në mesin e pjesëmarrësve në dhunën në Kuvend janë edhe funksionarë dhe të punësuar në MPB, ARM dhe DSK

Sipas Kushtetutës, deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të arrestohet pa miratimin e Kuvendit, vetëm në rast se është kryer vepër penale për të cilën parashihet dënim me burg prej më së paku 5 vjet.