Incident me armë në Kondovë, breshëri armësh ndaj një makine

 

Një incident armatosur ka ndodhur në fshatin Kondovë të Komunës së Sarajit orës 18:30, por për fat të mirë nuk raportohet për të plagosur.

Nga MPB për TV SHENJA thanë se incidenti i ka ndodhur kur 5 persona kanë filluar të hapin zjarr mbi një makinë në lëvizje ku kanë qenë tre persona tjerë.

“Rreth orës 18:30 në fshatin Kondovë – Shkup para “Peceli”, B.K. i cili ka drejtuar automjetin “VW Passat” në të cilën kanë qenë edhe M.K dhe N.M, u pritën nga 5 persona (me të cilët më herët kanë pasur llogari të papastruara), njëri nga të cilët ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë drejt automjetit së tyre, me çka të gjithë kanë ikur në drejtime të ndryshme. Nuk ka të lënduar, ndërsa te personi L.M janë gjetur tre gëzhoja dhe një plumb i cili ka goditur automjetin”, thanë nga MPB.