Incident me Fatos Nanon në Shkodër, Garda nuk e lejon të parkojë tek stadiumi

Ish-kryeministri Fatos Nano nuk është lejuar që të parkojë makinën e tij pranë stadiumit ‘Loro Boriçi’ ku kishte mbërritur për të parë ndeshjen mes Shqipërisë e Italisë.

Edhe pse ish-kryeministri i është drejtuar gardistit me fjalët ‘Unë jam Fatos Nano’ – ushtari i Gardës nga ana tjetër i thoshte se ‘unë të njoh, por nuk lejohet’.

Edhe pse ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama dhe gjithashtu e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës, duket që Rama nuk është ‘kujdesur’ deri në detaj për ta respektuar Nanon, në mos ka qenë porosia e tij që ti kujtonin Fatos Nanos se tashmë është vetëm një ish dhe asgjë më shumë.