Incident në mitingun e VMRO-DPMNE-së

Një incident ka ndodhur sonte në mitingun e VMRO-DPMNE-së e cila është mbajtur në Aerodrom, transmeton Lajm.

Në këtë mbledhje deri sa lideri i partisë në pushtet Nikolla Gruevski ka mbajtur fjalimin e tij para qytetarëve, një person ka brohuritur me zë të lartë “Shutka ne ti bega Nikolla, Nikolla Nikolla” që don të thotë Shutka nuk të ikën Nikolla.

Ky veprim ka shkaktuar reakcione negative nga të pranishmit e partisë në pushtet.

Nga MPB njoftojnë se qytetari nuk është arrestuar por është larguar me forcë nga tubimi nga ana e policisë.