Indi, “njeriu i zogjve” ushqen 8 000 zogj në ditë

Dy herë në ditë, Xhozef Sekar, ngjitet në çatinë e dyqanit të tij në Indi për të ushqyer 8 000  papagaj të vegjël. Ai harxhon 40 për qind të të ardhurave për tu siguruar ushqim këto zogj, për t’i mbuluar nevojat ditore ai ju ofron 60 kilogram oriz. Në vitin 2006 kur Azia jug-lindore u godit nga një cunami i fuqishëm dhe si pasojë mijëra zogj u zhvendosen në zona të ndryshme.

Emri im është Seakr por tani të gjithë më njohin si njeriu i zogjve. Ne qeniet njerëzore kemi prindër të cilët kujdesën për ne, unë e konsideroj vetën si prind i këtyre zogjve. Paraja është esenciale por jo gjithçka. Motivimi im është t’i dua të gjithë krijesat e gjalla përfshirë këtu edhe zogjtë – u shpreh Xhozef Sekar, njeriu i zogjve.

Të ushqesh 8 mijë zogj dy herë në ditë gjatë 10 viteve nuk është punë aspak e lehtë, por Sekar thotë se atij asgjë nuk  i sjell  më shumë kënaqësi se sa t’i shikojë zogjtë teksa fluturojnë dhe ta dijë që janë të ushqyer.

Shefkije Alasani