Informohet KSHZ pas shpalljes së aktvendimit për zgjedhjet lokale

KSHZ-ja ka bërë të ditur se është informuar për nënshkrimin e aktvendimit për shpalljen e zgjedhjeve lokale nga ana e kryetarit të kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe pret që ky aktvendim të dorëzohet dhe bëhet publik edhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

“Pas publikimit të Aktvendimit për shpallje të zgjedhjeve lokale në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të mbajë seancë në të cilën do të miratohet Kalendari i afateve me të cilin do të konfirmohen aktivitetet zgjedhore dhe afatet për zbatim të tyre, me ç’rast do të fillojë zbatimi i zgjedhjeve lokale”, njoftojnë kështu nga KSHZ.