Inspektorati i Punës në zyrën e Teuta Arifit (VIDEO)

Inspektorati i Punës sot ka kryer kontrolle për duhanin në komunën e Tetovës. Tre inspektorë pa paralajmërim kanë hyrë në zyrën e sekretares së komunës së Tetovës. Pas insistimit të ekipit të televizionit Alsat M për të mësuar për çfarë kontrolli bëhet fjalë, njëri nga inspektorët tha se bëhet fjalë për kontrolle rutinë.

Një deklaratë të shkurtër ju lutem?
“S’ka deklaratë, zyrtarisht kemi ardhur”.
“Jemi Inspektorati Shtetëror i Punës. Është kontroll i rregullt, nuk do kisha dashur sot më tepër të flas”, u përgjigj inspektori.

Pas kontrollit të inspektorëve, ana tjetër nga komuna e Tetovës kanë ironizuar përmes një komunikate me shkrim ku përshëndesin vendimin e institucioneve që pikërisht sot zgjodhën ditën për të bërë inspektime të tilla. Nga komuna thonë se mbështesin kontrollet që janë konform ligjit në fuqi, dhe sqarojnë se administrate aktuale është e përkushtuar në këtë pastrimin e zyrave nga mbetjet shumë vjeçare të pirjes së duhanit.

Bashkim Sulejmani