Instagram, gati të mposhtë Snapchat

Historitë në Instagram ose ato që njihen ndryshe “Insta Story”, tani kanë po aq përdorues sa edhe Snapchat.

Së bashku me 150 milionë përdorues ditor, njoftoi Instagram .

Foto reklamat 5-sekondëshe dhe video reklamat 15-sekondëshe (të paklikueshme) do të fillojnë të paraqiten në mes të “Historive” të njerëzve të ndryshëm.

Formati, ashtu si edhe vetë veçoria e “Insta Story”, është një kopje e reklamave të Snapchat.

Reklamat e Snapchat funksionojnë një lloj, përveç se përdoruesit atje duhet të zgjedhin në mes të historive të njerëzve të ndryshëm për t’i parë – me reklamat që paraqiten në mes të çdo historie që ndalet.