Instalacion me libra në Toronto

 

14520330_1242192375819062_467219447857635154_n

Paqja dhe bukuria e të lexuarit si antidot i trafikut. Ishte kjo ideja e “Letërsia kundër trafikut”, instilacioni artistik që u vendos në një rrugë kryesore të Torontos, në Kanada. Rreth 10 mijë libra u shtruan në asfalt, si vepër arti rruge, me qëllimin që të paktën për një ditë t’i jepej rëndësi njerëzve kalimtarë të ecnin mes librave, t’i fotografonin, madje dhe t’i merrnin në shtëpi. Synimi i nismës ishte që letërsia të zërë një pjesë të mirë të hapësirave publike.