Intelegjenca e grave u zgjat jetën burrave

Ndonëse dashuria të godet si rrufe dhe shumë prej nesh i gjen të papërgatitur, pak kohë përpara se kjo të na ndodhë, kur logjikën e kemi ende të ftohtë, pyesim veten se si do të dëshironim të ishte partneria jonë. Nëse ende nuk jeni në një lidhje jeni ende në kohë të kërkoni tipin e gruas që do t’ju zgjasë jetën.

Sipas një sondazhi të vitit 1997 nga Journal of Personality, tiparet e dëshirueshme rezultonin të ishin besueshmëria, ngrohtësia dhe drejtësia, por lista e karakteristikave duket se ka ndryshuar ndër vite dhe është kufizuar në një tipar të vetëm. Nëse doni të jetoni më gjatë martohuni me një femër inteligjente.
Ky konkluzion u arrit nga ekspertët e Universitetit të Aberdinit që kanë gjetur se njerëzit me gra inteligjente ishin shumë më pak të rrezikuar nga sëmundjet degjenerative si Alzheimer, shkaku i gjastë i vdekjeve në botë.