Inteligjenca artificiale, një potencial i rrezikshëm

Kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë janë duke u bashkuar në përpjekje të së ardhmes së inteligjencës artificiale.

Amazon, DeepMind e Google, Facebook, IBM dhe Microsoft do të punojnë së bashku mbi probleme si privatësia, siguria dhe bashkëpunimi ndërmjet njerëzve. I quajtur Partneriteti për Inteligjencën Artificiale, ajo do të përfshijë edhe ekspertë të jashtëm.

“Kemi parë një zhvillim shumë të shpejtë të IA brenda një periudhe mjaft të shkurtër,” tha Prof Yoshua Bengio, nga Universiteti i Montrealit. “Kjo fushë sjell mundësi të mrekullueshme për kompanitë dhe organizatat publike. E megjithatë ajo ngre pyetje legjitime në lidhje me mënyrën se si po ecin këto zhvillime.”

Sjellja e të gjithë lojtareve më të mirë së bashku do jetë ‘mënyra më e mirë’ për të siguruar që të gjithë ne do të ndajnë të njëjtat vlera dhe objektiva të përgjithshme për t’i shërbyer të mirës së përbashkët”, shtoi ai.

Mungesë të dukshme në formacion bën Apple. Ajo ka qenë duke u diskutuar nga grupi për t’u bashkuar ‘së shpejti’, sipas një nga anëtarëve.

“IA ka potencial të madh për përmirësimin e shumë aspekteve jetësore, duke filluar nga shëndeti, edukimi, transporti, automatizimi i shumë proceseve…  Shpresojmë në maksimizimin e këtij potenciali në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë njerëz”, tha një nga studiuesit e Allen Institute të Inteligjencës Artificiale.

_91407547_ai33

Ndërkohë që kjo lloj teknologjie po zhvillohet shumë, janë ngritur shqetësime në mënyrën se si do të përdoret ajo.

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, ka thënë për zhvillimin e teknologjisë artificiale “Është potencialisht më e rrezikshme se armët bërthamore”.

Galeri me imazhe te Hapura: