Interi sqaron ‘transferimin’ e Lionel Messit

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Marco Tronchetti ka hedhur dritë mbi lajmet që kanë qarkulluar së fundmi ku në media është përfolur se Lionel Messin mund të transferohet te skuadra zikaltër.

“Messi? Ne s’kemi qenë kurrë të interesuar për të. Ishte vetëm një provokim për të nxitur tifozët, për të ushqyer ëndrrat e tyre. Ai është i lumtur te Barcelona dhe ne nuk na intereson”, u shpreh ai.

Kjo deklaratë nuk është pëlqyer nga tifozët e Interit, që ndihen të “mashtruar” nga drejtuesit zikaltër.