Intervista/Silvana Sadria: Astma, shenjat, shkaqet dhe disa këshilla parandaluese

Astma është një sëmundje që karakterizohet nga sulme të përsëritura të vështirësisë në frymëmarrje dhe fishkullimës gjatë saj. Pneumologia Silvana Sadria tregon se çfarë është astma, shenjat, shkaqet dhe si bëhet trajtimi i saj.

Ç’është astma?
Astma përkufizohet si sëmundje kronike inflamatore e rrugëve të frymëmarrjes që karakterizohet nga rritja e përgjigjës të pemës trakeobronkiale ndaj stimujeve të shumtë. Astma është një sëmundje kronike inflamon dhe ngushton rrugët e frymëmarrjes ,me acarime acute si dhe me periudha të qeta jashtë simptomave. Ne përgjithesi asthma zhvillohet ne moshat e vogla dhe ka tendence te jete me komponent alergjik ndersa ajo qe zhvillohet ne moshet e mevonshme ka tendence te jete me komponent joalergjike ose te kete nje etilogji mikse

Cilat janë disa na shkaqet që shkaktojnë astmen?
Mekanizmat që shkaktojnë sëmundjen në përgjithësi janë komplekse dhe ndryshojnë nga njëri individ tek tjetri. Astma mund të shkaktohet nga një mori faktorësh që bëhen bashkë, në të cilët bëjnë pjesë gjent dhe shkaqe ambientale po ashtu, si p.sh infeksionet, ndryshimet hormonale te gratë dhe alergjitë. Disa shkaqe ambientale që e shkaktojnë janë pluhuri i shtëpisë, poleni, myku, këprurdhat(furtarja e zezë), karburantët etj.

Simptomat(shenjat) e një njeriu me astmë?
Disa nga shenjat janë :Karektresitike është triada dispne,(vështirësi në frymëmarrje). Një shenjë tjetër është kollë,respiracion fershellyes. Por kur ka raste kur ka dhe me kolle me nxjerrjen e gelbazes te trashe, viskoze.

Kur duhet te shkojme tek doktori?
Nëse këni ndonjë nga shenjat që thashë dhe më sipër duhet të bëni një vizitë më specifike për të dalluar konkretisht nëse vuani nga astma apo jo. Mos evitoni vizitat me mjekun.

Si bëhet trajtimi i astmes?
Duke eliminuar agjenteët shkaktare të ambientit në personat alergjik. Me trajtim medikamentoz. Salbutamoli që është një saligenine ka efekt beta stimulus të mirë. Teofilina është i vetmi preparat i këtij grupi që përdoret për veprimin e tij bronkodilatattor. Një gjë është e sigurtë që mjekimi duhet të jetë individual. Preparatet më të perdorshme janë beklometazoni, budesonidi.

A eshte e sherueshme astma apo duhet ta mbash nen kontroll gjithe jeten?
Astma është një sëmundje reversibile që me ndjekje të vazhdueshme mbahet nën kontroll.Kontrollet periodike tek mjeku e bëjnë atë më të lehtë në menaxhim. Përveç të dhënave të përgjithshme i rëndësishëm është dhe ataku asmatik i cili në disa raste është urgjencë mjekësore.edukimi i mirë i pacientit e bën atë të menaxhueshme e pa pasoja për jetën. Astma ndahet në shklallë e sipas tyre është dhe trajtimi por siç e thashë trajtimi është individual.

Ç`mund të më thoni për mjekësinë alternative? Cilat janë dhe sa ndikojnë?
Pacientët shpesh herë përdorin mjekësinë alternative dhe organizmi ndryshon nga njëri individ tek tjetri, prandaj disa persona reagojnë pozitivisht ndaj mekime alternative të cilat mund t`i kenë degjuar nga miqtë e tye, por unë sugjëroj që çdo konsultë të bëhet paraprakisht me mjekun. Astma duhet mbajtur nën kontroll dhe nuk mund të rrezikoni me disa gjëra që nuk jeni të sigurtë se si do ndikojnë tek ju. Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet.

Këshilla parandaluese
Mbajini fëmijët në vende të ajrosura mire. Eliminoni lagështirën, sidomos në dhomat e gjumit. Eliminoni ambientet e pa ajrosura mirë dhe me myk. Ushqeni me gji fëmijët, të paktën deri në moshën 1 vjeç. Shmangni sterilitetin e tepruar në rritjen e fëmijëve. Shmangni mbipërdorimin e detergjenteve. Shmangni përdorimin e ushqimeve që përmbajnë alergjentë. Shmangni ekspozimin ndaj poleneve të lulev. Gratë shtatzëna nuk duhet të qëndrojnë në ambiente me tym duhani. Fëmijët e vegjël nuk duhet të qëndrojnë në ambiente ku pihet duhan. Ndjekja te mjeku specialist dhe zbatimi me përpikmëri i rekomandimeve të tij.

Intervistoi: Donjeta Zeqa