Iphone 8 do të jetë krejtësisht ndryshe

iPhone 7 sapo është lansuar, por fansat e Apple tashmë janë duke e menduar pajisjen e ardhshme të Apple – iPhone 8.

Përderisa detajet për iPhone 8 janë ende të paditura, raporte të reja sugjerojnë se celulari do të ketë një pamje krejtësisht më ndryshe nga celularët e mëparshëm – dhe do të vijë me kamera më të mira.

Një punonjës në përfaqësinë e Apple në Izrael, aty ku pjesa harduerike e iPhone 8 është duke u zhvilluar, ka zbuluar disa detaje rreth celularit të ri, transmeton Gazeta Express.

Pasi më 2017 do të jetë 10 vjetori i iPhone, Apple ka planifikuar diçka të madhe. Punonjësi i paemëruar tha për Business Insider se iPhone 8 do të jetë ndryshe nga celularët e mëparshëm, të cilët janë kritikuar se janë shumë të ngjashëm.

Nëse këto thashetheme janë të vërteta, iPhone 8 do të rivalizojë Samsung Galaxy S7 Edge, i cili doli në shkurt të këtij viti.