iPhone 8 do të prezantohet vitin e ardhshëm dhe mund të jetë me ekran të lakuar.

iPhone 8 do të prezantohet vitin e ardhshëm dhe mund të jetë me ekran të lakuar.

Sipas një shkrimi të Wall Street Journal, kompania Kupertinos i ka kërkuar furnizuesve aziatik të rrisë prodhimin e ekraneve Oled, që janë më të lehte, më praktik dhe një rezolucion më të lartë për të sfiduar rivalin e Samsung.

Kjo është një lëvizje për të cilën Apple përgatitet për publikimin e stilit të madh vitin e ardhshëm, që do të festojë dhe 10-vjetorin e telefonit të tij.

iPhone 8 do të vijë me një stil krejt ndryshe. Sipas Wall Street Journal ai me ekran Oled të lakueshëm mund të jetë një nga modelet e ndryshme që Apple do të prezantojë, por edhe një ndër më të

kushtueshmit, pikërisht për shkak të karakteristikave të ekranit.

Megjithatë bëhet fjalë vetëm për një prej 10 protitipeve mbi të cilat po punon kompania.