iPhone 8 me kamerë që njeh vetëm fytyrën e përdoruesit

Pothuajse të gjithë janë të sigurt se lansimi i iPhone 8 për 10 vjetorin e Apple do të shtyhet për një ose dy muaj.

Përderisa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare të lansimit, furnizuesit e Apple janë duke u përgatitur për të nisur një prodhim në masë të komponentëve kyç të këtij celulari të ri.

Një raport i ri që ka dalë nga Koreja e Jugut thotë se LG Innotek ka marrë urdhërin për të furnizuar Apple me kamera 3D për njohje të fytyrës në iPhone 8, transmeton Gazeta Express.

Sipas analistit të KGI Securities Ming-Chi Kuo, kamerat “revolucionare” 3D do të ofrojnë njohje të fytyrës dhe gjithashtu një kombinim të realitetit të zmadhuar, realitetit virtual dhe realitetit të përzier.

iPhone 8 nuk do të jetë celulari i parë që vjen me veçorinë e njohjes së fytyrës, por do të jetë i pari që do të përdorë senzorët 3D për njohje të fytyrës.