Irak – ISIS ekzekuton qindra banorë në Mosul

ISIS ka ekzekutuar 284 burra e fëmijë ndërkohë që forcat e koalicionit po afrohen në Mosul, tha një burim i inteligjencës irakiane për CNN.
Personat e vrarë ditë më parë janë grumbulluar në qytet, për t’u përdorur si mburojë njerëzore kundër sulmeve që po detyrojnë luftëtarët e ISIS të dalin jashtë Mosulit.
ISIS përdori një bulldozer për të futur trupat në një varr masiv në skenën e ekzekutimeve.
Të gjithë viktimat u qëlluan dhe disa prej tyre ishin fëmijë, tha një burim që kërkonte anonimatin teksa fliste për CNN.
Kombet e Bashkuara më herët thanë se është një shqetësim serioz fakti që ISIS ka marrë 550 familje nga fshatrat në Mosul dhe po i përdorin ato si mburoje njerëzore ndërsa forcat kurde dhe irakiane po luftojnë grupin e terrorit për të kontrolluar qytetin e dytë më të madh të Irakut.
200 familje nga fshati Samala dhe 350 familje nga Najafia u detyruan të braktisnin shtëpitë, ndërkohë që militantët e IS sulmuan ndërtesat e sigurisë në Kirkuk, 175 km në juglindje të Mosulit