Irak, vritet komandanti i luftëtarëve të huaj të ISIS-it

Taes Bill Monti, i njohur si Abu Omer Hollandi, komandat i të ashtuquajturve “luftëtarë të huaj” të Shtetit Islamik (ISIS), është vrarë në lagjen Muhandissen, në pjesën perëndimore të Mosulit, në Irak.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të qeverisë autonome të Kurdistanit irakian. 41-vjeçari Hollandi, me origjinë holandeze, ishte konsideruar një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të liderit të Kalifatit,

Komandanti evropian i Daesh-it, një nga 150 holandezët e arratisur nga vendi i tyre për t’u vënë në shërbim të ISIS-it, është eliminuar nga ushtria irakiane gjatë një përleshjeje me armë zjarri. Hollandi ishte shef i njësisë elitë të Inghimasi-t, të quajtur kështu sepse luftojnë në kontakt të ngushtë me linjat armike: trupat speciale të Shtetit Islamik, ato që kanë rezistuar në zonën perëndimore të lumit Tigër, duke ndëshkuar rëndë milicitë irakiane.

Në brendësi të kësaj ushtrie, militojnë para së gjithash të huaj, në pjesën më të madhe kaukazianë dhe uzbekë. Vdekja e Hollandit është një goditje e rëndë për ISIS-in në Mosul, tashmë i çliruar 80% nga forcat e koalicionit. Pas këtij suksesi të rëndësishëm, irakianët janë optimistë: Mosuli do të çlirohet plotësisht brenda muajit mars. ISIS me siguri do të vazhdojë të rezistojë në zonë, mes lagjeve mesjetare të Medinës, ku pritat janë më të lehta nga forma e ngushtë e rrugëve të qytetit.