Iraku preu “Kurban” për t`i shmangur rezultatet e dobëta

Përfaqësuesja e Irakut me therjen e kurbanit dëshiron që t’i jep fund fatit të keq në kualifikueset e Botërorit 2018. Iraku mbetet pa asnjë pikë në këtë fushatë kualifikuesesh. Sipas “Al Kass TV”, në Katar, disa pjesëtarë të ekipit kombëtar në fjalë e promovuan ritualin e “kurbanit” për të shmangur fatin e keq dhe për të sjellë të mira në ballafaqimet e ardhshme. Deri tani, Iraku ka humbur në tri ndeshje, në fazën kualifikuese të Botërorit 2018, zona e Azisë: me Australinë, me Arabinë Saudite dhe së fundmi me Japoninë 2-1. Iraku tani duhet të përballet me përfaqësuesen e Tajlandës, e cila, në anën tjetër, është ende në kërkim të pikës së pare në këto kualifikuese.