Irani kërcënon Arabinë Saudite: S’do të lëmë gjë në këmbë!

 

Duke iu përgjigjur kërcënimeve të fundit të Arabisë Saudite ndaj Iranit, Teherani deklaroi se nuk do të lërë asgjë në këmbë në mbretërinë saudite përveç qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës, nëse sauditët bëjnë diçka “të pamatur”.

“Ne i paralajmërojmë ata që të mos bëjnë asgjë injorante, por nëse bëjnë diçka të paditur, ne nuk do t’i lëmë askund të paprekur, përveç Mekës dhe Medinës”, tha ministri iranian i mbrojtjes Hossein Dehghan për kanalin Arab-folës Al-Manar, cituar nga Reuters.

“Ata mendojnë se mund të bëjnë diçka për shkak se kanë një forcë ajrore,” shtoi ai në një referencë të dukshme ndaj bombardimeve të Rijadit në Jemen.
Reagimi vjen ndërkohë që të martën, ministri saudit i mbrojtjes, Mohammed bin Salman deklaroi se çdo luftë për ndikim midis Riadit dhe Teheranit do të “zhvillohej brenda Iranit dhe jo në Arabinë Saudite”.