Irma shkatërron ndërtesën e qeverisë franceze në Karaibe

Uragani Irma ka shkaktuar dëme të mëdha dhe shkaktoi vërshime në ishujt e Karaibeve.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerard Collomb, tha sot se në ishullin Shën Martin është shkatërruar ndërtesa e qeverisë franceze.

“Janë shkatërruar katër ndërtesa të forta në ishullin Shën Martin, gjë do të thotë se kanë pësuar edhe ndërtesat tjera më të dobëta”, ka thënë ai.