Isa Mustafa u ruajt në veri nga snajperistët e Policisë së Kosovës

Kryeministri Isa Mustafa bashkë me disa ministra qëndroi sot për herë të parë në pjesën veriore të Kosovës. Ai mori pjesën në përurimin e urës që lidh Zveçanin me Leposaviqin, investim ky i KFOR-it.
 

Mirëpo, jo gjithçka shkoi mirë, pasi që serbët në Rudare, në rrugën magjistrale Prishtinë-Leposaviq, bllokuan kalimin e eskortës së kryeministrit, duke vendosur kamionë, autobus, vetura, etj, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, kryeministri gjeti alternativa tjera dhe arriti që të merr pjesë në përurimin e urës 400 mijë eurosh, investim i KFOR-it.

Për sigurinë e kryeministrit dhe ministrave, u përkujdesë një numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, megjithatë, eskorta e tij u përcoll vetëm nga policia e Republikës së Kosovës.

Që siguria të jetë në nivelin më të lartë, pati edhe pjesëtare të forcave speciale të Policisë së Kosovës të pajisur me armë të gjata dhe snajper. /Lajmi.net/