Ish-futbollisti i njohur akuzohet për lidhje me terrorizmin

Autoritetet egjiptiane kanë përfshirë në listën e terroristëve ish-futbollistin e njohur Mohamed Aboutrika. Lajmin e dha avokati i tij Mohamed Osman, i cili tha se Aboutrika e akuzojnë për lidhje të dyshuara me partinë e jashtëligjshme, Vëllazëria Myslimane, shkruan BBC.

Ylli i futbollit, Aboutrika, i cili u tërhoq nga sporti në vitin 2013, i ka hedhur poshtë akuzat se e mbështet këtë parti, e cila në Egjipt konsiderohet organizatë terroriste

Ish-mesfushori, Mohamed Aboutrika, 37 vjeçar, i cili e ka udhëhequr kombëtaren e futbollit të Egjiptit për një dekadë, aktualisht është në Gabon, në rolin e komentatorit të Kampionatin e shteteve afrikane.

Avokati i tij ka refuzuar të thotë kur Aboutrika mund të kthehet në Egjipt, por theksoi se vendimi i Gjykatës penale të Kajros mund të apelohet.