Ish-kryeministri britanik dyshohet për keqpërdorim të fëmijëve

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Edward Heath, nëse do të ishte gjallë sot, do të përballej me akuza për keqtrajtim seksual të fëmijëve, njoftoi sot policia britanike pas hetimeve dyvjeçare.

Heath, kryeministër nga vitet 1970 deri 1974, ka vdekur para 12 vjetësh, ndërsa policia e kishte hetuar për shkak të shtatë akuzave, përfshirë edhe dhunimin e një djaloshi 11-vjeçar.