Ish luftëtari i UÇK-së, Zeqir Haxhiu – komandant Kanuni për Zhurnal: Ali Ahmeti që e njoh nga viti 1992, nuk kam fije dyshimi se ka dhënë maksimumin e tij për të realizuar më të mirën për shqiptarët e Maqedonisë

Përkrahja për shqiptarët e Maqedonisë e posaçërisht nga ish bashkëluftëtarët e Ali Ahmetit çdo ditë e më shumë po rritet, komandantë të ndryshëm të zonave ë kanë luftuar në Kosovë, Luginë e Maqedoni e që kanë ndikim të madh tek popullata shqiptare dhe respekt gjithashtu bëjnë thirje që shqiptarët të përkrahin edhe këtë herë BDI-në e Ali Ahmetit që të përfundojë idealet dhe të mirat e shqiptarëve që i ka nisur, informon Zhurnal.

Komandant Kanuni në luftën e Kosovës kishte nën komandë edhe 12 ushtarë nga Maqedonia në brigadën 1234 Bedri Shala, e në mesin e tyre edhe Ejup Alimi kandidat për deputet në zonën numër II nga rrahdët e BDI-së.

Në një bisedë për Zhurnal, Zeqir Haxhiu apo i njohur si komandant Kanuni nga Gjakova si një ish bashkëluftëtarë i Ali Ahmetit por edhe bashkëpunëtor i tij nga viti 1992 siç thekson ai, nuk ka dyshim se Ahmeti do jep maksimumin për realizimin e më të mirës për shqiptarët në Maqedoni.

“Bazuar në raportin tim me shumicën e bashkëluftëtarëve që nga Ali Ahmeti që e njoh nga viti 1992 nuk kam fije dyshimi se ka dhënë maksimumin e tij për të realizuar më të mirën për shqiptarët e Maqedonisë”, shton më tej komandant Kanuni i cili ka edhe një apel drejtuar shqiptarëve si dhe kërkesë për mbështetje të BDI-së.

“Jam i bindur ma shumë se 100% që do e vazhdoje të njejtën gjë së paku edhe një mandat BDI-ja, ju bëj thirje gjithë shqiptarëve pikërisht tash kur ndjenjat kombëtare janë ngritur shumë të bashkojnë votën e tyre dhe mbështesin BDI-në, kjo kishte qenë kërkesa ime ndaj secilit shqiptarë në Maqedoni”, thekson më tej komandanti i njohur Kanuni.

Ndryshe, Zeqir (Mehmet) Haxhiu apo i njohur si komandant Kanuni ka lindur më 16 prill të vitit 1972 në qytetin e Gjakovës në Kosovë. Njihet si një nga personat që ka kontribuar shumë në çështjen shqiptare përfshirë dhe luftën e Kosovës Luginës dhe Maqedonisë gjithashtu, ndërkohë që në zonën ku jeton njihet si person shumë i respektuar.