Ish-Miss Albania: Më pëlqen seksi treshe (Foto)

Ish-Miss Albania: Më pëlqen seksi treshe (Foto)

Egla Harxhi modelja e njohur, ish-Miss Albania, ka bërë deklaratë “bombë” në emisionin “Zonë e Lirë”. Pasi tha se preferon femrat dhe se është e fiksuar pas seksit treshe.

Ajo ka treguar edhe momentin e parë kur një femër i ka propozuar dhe momentin e parë kur ajo mësoi se në fakt tërhiqej nga femrat dhe jo vetëm nga meshkujt.

Ajo çfarë Egla e cila jeton në Francë tha për raportin e saj seksual, kishte të bënte me faktin se ajo marrëdhënien seksuale e lidh me ndjenjën dhe ndjesinë dhe aspak me seksin.

“Ka qenë një nga eksperiencat e post-Miss-it, ku unë udhëtoja nëpër shtete të tjera. Ajo që më propozoi sigurisht nuk ishte shqiptare. Thjeshtë ajo më propozoi dhe … reagimi im ishte, thjeshtë nuk i bëra vetes pyetje. Atëherë e kuptova se kishte diçka ndryshe brenda meje. Unë nuk jam vetëm për një marrëdhënie vetëm me një femër apo vetëm me një mashkull. Unë jam më shumë për atë harmoninë perfekte për trekëndësh. Unë kam nevojë për një ekuilibër femëror pranë meje në ato momente”, u shpreh Egla Harxhi.