Ish-presidenti i Iranit sot ruan delet (Video)

Sa ishte president i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad në punë ka shkuar me autobus ndërsa gruaja e tij ka punuar si pastruese në një medrese.

Bota e njeh si një kritikues të zjarrtë teksa ishte në funksion si president kurse sot ai ruan dele.

Gjatë mandatit të tij:

Televizioni amerikan Fox News e pyeti se çfarë mesazhi jep kur e sheh veten në pasqyrë: Ai përgjigjet, në pasqyrë shoh një person dhe i them ti nuk je asgjë më shumë se një shërbëtor.

Kur për herë të parë ka hyrë në kabinetin presidencial ka ndërruar qilimët luksozë duke vendosur të thjeshtë e ato tjerët i ka dhënë për xhaminë e Teheranit.

Kur u bë president ka raportuar pasurinë e tij, një makinë Pezho 504-Ka nga viti 77 si dhe një shtëpi të vjetër në një nga pjesët më të varfëra të Teheranit e trashëguar nga babai i tij.

Më interesante ka qenë torba me të cilën ai vinte në punë çdo ditë në të cilën mbante me vete ushqim të përgatitur nga gruaja.

Kur ka qëndruar në hotele ka kërkuar dhomë të vogël dhe mos ketë krevat të madh sepse ka fjetur poshtë në dysheme.

Gjatë mandatit të tij të gjitha ministrat kanë nënshkruar një dokument ku kanë deklaruar se do qëndrojnë të varfër dhe se llogaritë e tyre dhe të familjarëve do të kontrollohen shpesh.

Ai nuk ka pranuar as pagën e presidentit, sipas tij pasuria i takon popullit dhe puna e tij ka qenë që të mbrojë atë.