Ish-presidenti shqiptar: Tunelet tona, sipas modelit të Koresë së Veriut

Shqipëria ka ndërtuar tunelet e saj duke u bazuar në modelin e Koresë së Veriut. Në një intervistë për Report Tv, ish-presidenti Alfred Moisiu tregon misionin ushtarak të Shqipërisë në vitin 1964 drejt Koresë së Veriut për strategjinë e mbrojtjes.“Koreja e Veriut ishte një vend i destinuar dhe mendonin vetëm për luftë. Kur diskutohej buxheti i shtetit hiqej sa i duhej ministrinë së Mbrojtjes dhe çfarë mbetej përdorej për të tjerat”.Ish presidenti theksoi se ndërtimi i tuneleve në Shqipëri, përfshirë këtu edhe tunelin anti-atomik që njihet sot si ‘Bunk’Art’ u huazua nga strategjia e Koresë së Veriut.

“Për të ruajtur teknikën luftarake dhe popullin, ata na referuan mendimet për mbrojtjen dhe kishin bërë tunelizimin. Ata deri edhe teatrot i kishin bërë nëntokë, por edhe parlamentin, TV, radiot dhe spitalet”.