Ish ushtari i UÇK-së në krye të listës së BDI-së në njësinë e 2-të zgjedhore

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) niset me Ejup Alimin si bartës liste në njësinë zgjedhore 2 në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

Alimi ka qenë ish luftëtar i UÇK-së në Tanushë, pjesëmarrës lufte edhe në Kosovë. Si kuadër i dëshmuar i BDI-së me tjerash ka qenë edhe kryetar i Komisionit qeveritar për kompensimin e dëmeve në Lagjen e trimave, Hasanbeg, Malësinë e Tetovës.

Alimi shquhet edhe si garantues i përfaqësimit të drejtë në Marrëveshjen e Ohrit, veçanërisht për ish ushtarët e UÇK-së, njofton Aktuale.mk. Ai që nga viti 2011 është sekretar shtetëror në SIMO, ndërsa është edhe më meritori për analizën e MO-së, nga edhe kanë ardhur shumë punësime të shqiptarëve. Pjesëmarrës edhe nëpër shumë seminare në kuadër të SIMO-s nga edhe vepron më tej.

Përvoja politike e Alimit është e pasur, ku  në vitin 2002 ka qenë anëtar i Grupit themelues të Forumit rinor të BDI-së. Prej vitit 2005 deri në vitin 2009 këshilltar në Këshillin e Komunës së Çairit-  koordinator i Grupit të këshilltarëve të BDI-së, pastaj kryetar i Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare, njofton Aktuale.mk.

Në vitin 2003 ka qenë në Drejtorinë e fluturimeve civile, ndërsa prej vitit 2008 deri në vitin 2011, drejtor në N.P. “Rrugët e Maqedonisë”.

Alimi veçmë ka filluar takimet me banorët e zonës zgjedhore 2, ndërsa e fundit ishte në hapjen e Shtabit të BDI-së në Haraçinë ku ishte i pranishëm bashkë me liderin partiak Ali Ahmeti.

Me bartëstin e listës në zonën zgjedhore 2, BDI niset për fitore të re, njashtu edhe më bartësit tjerë me të cilët kjo parti hyn në zgjedhjet e parakohshme në dhjetor.