Ishte skenë filmi, por ai e përdhunon me të vertetë

Ishte skenë filmi, por ai e përdhunon me të vertetë

Regjisori i filmit të njohur “Tango e Fundit në Paris”, një prodhim i vitit 1972, ka pranuar se skena e përdhunimit të Maria Schneider nga Marlon Brando ishte e vërtetë dhe jo-konsensuale. Bernardo Bertolucci ka thënë se ai donte që në skenën e përdhunimit aktorja 19 -vjeçare të reagonte si një vajzë e vërtetë dhe jo të aktronte.

Marlon Brando ishte 48 vjeç në atë kohë. Intervista e Bertoluccit është dhënë në vitin 2013, por ajo është publikuar së fundi në Youtube dhe ka ngjallur shumë zemërim.