Ishulli me formë zemre në Dubai, pritet të bëhet destinacion botëror për muaj mjalti

Ishulli i St Petersburg, pjesë e Zemrës Së Evropës (The Heart Of Europe – THOE) në Ishujt Botëror në Dubai dhe i projektuar në formën e një zemre, tashmë është duke u zhvilluar si një resort turistik i destinuar për muajin e mjaltit, ka thënë projektuesi i projektit Kleindienst.

E projektuar në formën e një “zemre të dashurisë”, ishulli është frymëzuar nga pikat turistike më të kërkuara për muaj të mjaltit në botë, si Maldivet, Bora Bora dhe Karaibet.

Ishulli do të ketë 90 vila vila lundruese, një vilë nënujore, secila e lidhur me bankina lundruese.

Përveç kësaj, musafirët do të kenë akses në Evropën Kryesore dhe ishullin Zvicra përbrenda THOE, dhe do të kenë në dispozicion një teknologji që do t’u mundësojë klimatizim të jashtëm 12 muaj në vit. Ai gjithashtu do të ketë një pishinë, lagunë të cekët, kopshte tropikale, një bar-pishine dhe restorant.

Josef Kleindienst, drejtori i THOE thotë: “Ishulli i Shën Petersburg do të jetë një destinacion ëndërr për çifte dhe të posamartuar. Pika turistike me pesë yje do të ofrojnë intimitet, qetësi dhe mikpritje të klasit të parë me qëllim që mysafirëve t’u sigurojë një përvojë të paharrueshme jetësore”.

Musafirët do të kenë mundësi të hyjnë në ishull me transferta private përmes helikopteri, hidroavion ose varkë, duke bërë rezervime për muajin e mjaltit paraprakisht.

“Hoteli Honeymoon (Muaji i Mjaltit) në Evropën Kryesore (Main Evrope) është vendosur të hapet në fund të vitit 2018,” zbuloi Kleindienst. /tesheshi.com/