Ishulli në Karaibe del në shitje, ja sa kushton (foto)

Një ishull i Karaibeve prej katër hektarësh është nxjerrë në shitje në eBay. Ishulli Virginia Caye ndodhet jo shumë larg brigjeve të Belize dhe i përket një zonje angleze me emrin Willow Reed.

Gruaja ish- pronare e një lokali nate u transferua në ishull katër vite më parë, pas vdekjes së të ëmës.

Në njoftimin e shitjes ajo informon se ishulli përrallor shitet për 500 mijë euro.