Ishulli Sokotra bukuri e rrallë si të ishte tokë alienësh

Të shkelësh në ishullin Sokotra është si të kalosh hapin në një tokë alienësh. Ky vend është një nga konturet më të izoluara të Tokës. Ishulli i lokalizuar në detin arab në jug të Jemenit është ndarë nga pjesa tokësore e Arabisë para gjashtë apo shtatë milion vitesh. Në këtë ishull ka rreth 700 specie endemike të cilat nuk mund t’i gjesh në asnjë vend tjetër të planetit. Atraksioni më i veçantë i këtij ishulli janë pemët “Gjaku i dragoit”. Këto pemë të çuditshme në formë të çadrës e bëjnë ishullin edhe më unik. Këto shkëmbinj të rrallë kanë qenë pre e kërcënimeve ekologjike si pasoj e zhvillimeve njerëzore. Por në vitin 2008 Kombet e Bashkuara i ndalen të gjitha aktivitetet njerëzore këtu. Që atëherë ishulli Sokotra është nën mbrojtjen e UNESKO-s.