ISIS me deklaratë të dytë për sulmuesin e Las Vegasit

I ashtuquajturi Shtet Islamik ka lëshuar një deklaratë të re ku sërish deklarohet se sulmuesi i Las Vegasit ishte i lidhur me grupin terrorist.

Pretendimet e mëparshme ishin bërë nga krahu Amaq por më i fundit vjen nga grupi i tyre qendror Nashir.

Në këtë deklaratë sulmuesi i Las Vegasit mban emrin “Abu Abdul-Barr al-Amriki”, por nuk ipet asnjë dëshmi për të mbështetur deklaratën e tyre, transmeton Klan Kosova.

Policia thotë se sulmuesi është Stephen Paddock derisa FBI ka thënë se nuk ka gjetur lidhje të mëhershme me terrorizmin ndërkombëtar.

Sulmi në Las Vegas ka lënë të vdekur 58 persona e mbi 500 të tjerë janë plagosur