ISIS ia heq kokën oficerit rus (Foto)

 

Shteti Islamik (ISIS) e ka publikuar një video në të cilën e shfaq vrasjen e një oficeri të inteligjencës ruse të kapur në Siri, njofton ueb sajti monitorues me bazë në SHBA, SITE.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe shërbimi sekret rus, FSB, nuk kanë komentuar ende rreth kësaj ngjarjeje, transmeton Express.

Videoja 12-minuteshe në gjuhën ruse, e publikuar pikërisht në ditën kur Rusia po e feston përvjetorin e fitores së vitit 1945 kundër Gjermanisë naziste me parakalime ushtarake, e shfaq oficerin të veshur në rroba të zeza dhe të gjunjëzuar në shkretëtirë, i cili u bën thirrje agjentëve të tjerë rusë që të dorëzohen.

“Ky idiot u besonte premtimeve të shtetit të vet se nuk do ta braktiste nëse kapej,” ka thënë ai para se një militant t’ia hiqte kokën me thikë.

Nuk është e qartë se ku ka ndodhur vrasja meqë vërtetësia e videos ende nuk është verifikuar.