ISIS kërcënon Evropën

“Do çojmë përpara një luftë totale për të goditur të pabesët në Europë gjatë Ramazanit”. Është ky apeli i bërë nga ISIS për ndjekësit e tij me rastin e nisjes së muajit të agjërimit.

 

Mediat britanike raportojnë se nëpërmjet një deklarate me titull “Ku janë luanët e luftës?”, ISIS fton “vëllezërit myslimanë në Europë të sulmojnë europianët në shtëpitë e tyre, në tregje, në rrugë dhe kudo”.

Duke i’u referuar sulmit të Manchester ku humbën jetën 22 persona, më tej shtohet, “Mos e përçmoni punën. Objektivi juaj i të ashtuquajturve civilë të pafajshëm pëlqehet nga ne dhe është më efikas. Kështu që vazhdoni dhe do të keni një shpërblim të madh ose martirizim gjatë Ramazanit”.