ISIS këshillon myslimanët të rrinë larg festimeve të Vitit të Ri: Do të sulmojmë keq atë ditë

Një grup pro “Shtetit Islamik” u bëri thirrje mbështetësve të xhihadistëve të kryejnë sulme në vende të tilla si spitale e tregje në Europë gjatë periudhës së festave dhe urdhëroi myslimanët të qëndrojnë larg festimeve të të krishterëve.
Kërcënimi erdhi pasi autoritetet evropiane kanë rritur forcat e sigurisë pas sulmit me kamion në Berlin që i mori jetën 12 personave dhe plagosi 48 të tjerë para disa ditësh.

Fondacioni Nashir Media, që mbështet “Shtetin Islamik”, postoi një mesazh online të shoqëruar me imazhin e luftëtarëve me armë dhe thika e një pemë Krishtlindjesh, raporton faqja me bazë në Amerikë US SITE Intelligence Group, që monitoron grupet militante.

LEXO:  Xhabir Hamiti tregon se si u krijua ISIS-i (Video)

“Festimet e tyre, bashkimet, klubet, tregjet, teatrot, kinematë dhe madje spitalet janë objektiva perfekte për ju”, thuhej në mesazhin online të xhihadistëve.

“Fishekzjarrët të zëvendësohen me eksplozivë dhe këndimet e tyre të kthehen në vajtime”.

Mesazhi rikujtoi mbështetësit e “Shtetit Islamik” për të sulmuar konsullatat dhe ambasadat turke. /bw