ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Las Vegas

ISIS ka marrë përgjegjësin për sulmin në Las Vegas, ku 50 persona mbetën të vrarë ndërsa më shumë se 400 u plagosën.

Në një deklaratë të tyre ISIS ka thënë se sulmuesi muaj më parë ishte konvertuar në mysliman.

Kujtojmë se sulmuesi është 64-vjeçari Stephen Craig Paddock, i cili hapi zjarr në festivalin që po zhvillohej në Las Vegas.

“Sulmi në Las Vegas u krye nga një ushtar i Shtetit islamik dhe ai e kreu atë në përgjigje të thirrjeve ndaj shteteve të synuara që ka koalicioni”, deklaroi agjencia e lajmeve Amaq në lidhje me koalicionin e udhëhequr nga SHBA në Lindjen e Mesme.