ISIS nuk ndalet, kërcënon me sulme ambasadat ruse në botë, në listë edhe Tirana

Grupi Islamik ISIS ka pranuar autorësinë e sulmit terrorist në Berlin dy ditë më parë, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, por nuk ka plan të mjaftohet me kaq. Së fundmi, ISIS ka publikuar listën e disa ambasadave ruse në botë, të cilat ka në plan të sulmojë.

Sipas lajmit për planin e ISIS të publikuar nga “Dailymail” dhe “The sun”, në shënjestër të grupit terrorist janë ambasadat ruse në Iran, Uganda dhe Azerbajxhan.

Shqetësues është fakti, se pjesë e kësaj liste është edhe ambasada ruse në Tiranë./kohajone