IT eksperti Musliu sqaron detaje për bllokimin e përgjimeve jashtëligjore në rrjetet sociale

Inzhinieri i informatikës dhe njëherit pronarë i dy kompanive, Bexhet Muslia konsideron se autoritetet e dy shteteve fqinje mundet shumë lehtë të zgjidhin problemin me publikimin e aferave të cilat shpërndahen në rrjetet sociale.  Ai thotë se teknologjia e tanishme e aplikacioneve të ndryshme mundëson që këto profile të rrejshme si “Pronto MK”, brenda disa orësh mund të zbulohen dhe menjëher të fshihen.

“Unë mendoj se dy shtetet Maqedoni dhe Kosovë me anë të organeve kompetente dhe pëlqimin e Prokurorisë e cila duhet të dërgoj shkresë deri tek provajderët kryesorë të këtyre shteteve që në sistemin e tyre qartë mund të identifikohen se nga cili rrjet i kyçjes së internetit logohen në këto profile në Facebook për ta identifikuar lokacionin dhe për të marrë masa dhe zbuluar autorët e krimit. Opcioni I dytë është që të sjellet vendimi nga Prokuroria dhe të dërgohet një shkresë tek MPB dhe nga aty të përcjellet te Ministria e Informatikës të të dyja shteteve që të kyçen në bashkëpunim me provajderët e mëdhenj dhe të bëjnë filtrimin e profileve të rrejshme dhe se ato pastaj në këto dy shtete do të neutralizohen. Po ju rrëfej se si një rast i këtill mund të zgjidhej për disa orë në Maqedoni. Me vendimin e Prokurorisë në bashkëpunim me MPB-në dërgohet një kërkes te Instituti MARNET I cili është provajderi kryesorë i gjithë qasjes së shtetit në internet. MARNET me fuqitë e saj si i akredituar si provajder ndërkombëtar mendoj se ata kanë të drejtën të filtrojnë profilet e tilla dhe njëkohësisht të raportojnë te kompania prestigjioze e rrejtit social FACEBOOK dhe se këto profile lëre se do të mbyllen por njëkohësisht edhe materialet të cilat janë të plasuara të kriptohen dhe të identifikohen si material skandaloze dhe kriminale që edhe nëse do të tentohej nga profile të tjera përsëri materiale të njejta të publikohen, vetë platforma e këtyre rrejteve sociale pasi që ato regjistrohen si materiale të paligjëshme, të mos lejohet edhe në profile tjera të shpërndahen”, ka deklaruar Muslia duke shtuar se gjithë botën ndodhin përgjime të tilla, por shtetet evropiane kanë një mjet mbrojtës “copyright”, polisë e shkruar e cila mbrohet e gjithë shteti nga raste të tilla.

“E dimë që marrja e këngëve autoriale të kompozitorëve dhe nga produkcionet të cilat i japin masa që këto video kushto që do të keqpërdorë identifikohen dhe shumë shpejtë eliminohen. Rastin konkret e kemi në youtube ku për shumë media është e qartë se kur marim në sekuencë të një video pavarësisht se çfar ngjarje e cila video është e siguruar me opcionin “copyright”, gjithmonë ato materiale vetëplatforma e youtube i bllokon dhe nuk lejon që të shfaqen prej keqpëdoruesve, por si video gjithmonë ajo origjinalja e siguruar me copyright ngel me rregullat që janë në përthpushmuri me youtube “security policy”. Përgjimet ndodhit në gjithë botën dhe dua të theksoj që rregullat e shteteve europiane në bazë të përshkrimit tim që kam vlersuar më lartë e them se këtë  problem ata me një fjalë “copyright”, kanë një polisë të shkruar e cila mbrohet e gjithë shteti për raste të tilla. Pastaj instituti më i madh prestigjioz nga e cila vjen edhe burimi për internet në krejt botën  “The Internet Corporation for Assigned Names and Numbers – ICANN”, i cili si institut është përgjegjës edhe për keqpërdorimet e provajderëve të mundshme të involvuara në krim sepse ky institucion ka të drejtën të ua merr licencën provajderëve nëse nuk marrin masa për zbulimin e rastit.  Rasti tjetër më konkret që të ngritet vetëdija te këto organe kompetente për tu marrë masa do të sqaroj dhe një element shumë të rëndësishëm, përderi sa CIA, FBI dhe Interpol deri më tani kanë zbuluar të gjithë pedofilët të cilët kanë manevruar me fëmijët duke i mashtruar, kanë arrit të zbulojnë dhe të identifikojnë adresën e saktë dhe zbuluar “pedofilin”, si atëher këto dy shtete tona me pak përkushtim edhe ato mund ta bëjnë të njejtën dhe të marrin fund këto skenare që po i bëhet një goditje e madhe kombit shqiptar, pavarësisht për cilat shtete bëhet fjalë”, deklaroi inzhinieri i informatikës, i diplomuar në Zvicërr, Bexhet Musliu.

Ndryshe, Ministria e Drejtësis së Maqedonisë duhet të intensifikon kontaktet me MPJ-në e Kosovës dhe autoritetet tjera nga shteti fqinjë me të vetmin qëllim që sa më shpejtë të kapen autorët të cilët publikojnë në rrjetet sociale audio-incizimet për disa funksionarë të lartë të BDI-së, me të vetmin qëllim që të njëlloset figura emblematike e ish komandantit të UÇK-së, Ali Ahmeti.

Ndryshe, z.Musliu me ardhjen e tij nga Zvicrra në vitin 2002 u fut në tregun e IT në Maqedoni duke hapur një kompani për programim të vetaplikacioneve të ndryshme e cila u zgjërua në Kosovë dhe Shqipëri, dhe kjo kompani prestigjioze ndër vite ka arritur rezultate të shumta ku mes tjerash në vitin 2004/05 ishte kompania e parë e cila hyri në partneritet me Telekomin e Maqedonisë në hapjen e “Datacenter”, ndryshe dhoma e ruajta e të dhënave.

Z.Musliu ishte nga Telekomi I emëruar si një ekspert I jashtëm për të verifikuar sigurinë e kësaj dhome e të dhënave “Datacenter” I cili atë kohë vlersoi se Telekomi kishte bërë maksimumin në drejtën e sigurisë të të dhënave të kësaj dhome. Me këtë edhe vet kompania e z.Musliu nënshkruajtën një marrëveshje për bashkëpunim e cila ishte kompania e parë e cila mori të drejtën e shfrytëzimit të kësaj dhome për të stacionuar serverat tanë të cilat i kishin në bashkëpunim kompanitë prestigjioze në vend.
Më poshtë I keni fotot ku u nënshkruar marrëveshja mes ArdhmëriaNet dhe Telekomit.