Itali, arrestohen dy shqiptarë. U kapen me 3.5 kg kokainë dhe 100 mijë euro

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë pasi në automjetin në të cilin udhëtonin është gjetur 3.5 kg kokainë e pastër.

Kokaina e sekuestruar nga policia arrin në vlerën 1 mln eurove. Të arrestuarit janë B.X 48 vjeç dhe G.D 27 vjeç. Sipas mediave italiane, ata janë arrestuar në një autostradë në hyrje të qytetit të Venecias. Shqiptarët janë munduar t’i shmangen policisë.

Ata janë dalluar se fshihni diçka nga policia pasi jepnin përgjigje të ndryshme me njëri-tjetrin për sa i përket destinacionit se ku do të shkonin.

Gjatë kontrollit shqiptarëve i janë sekustruar gjithashtu edhe 100 mijë euro.

Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se njëri nga shqiptarët ishte resident në Itali, ndërsa tjetri sapo kishte shkuar.