Itali, shqiptari fsheh dozat e kokainës në pampersin e djalit

Fsheh drogën në panolinën e fëmijës së tij. Mediat italiane shkruajnë historinë e arrestimit të Elton Gegicit, 31 vjeç me banim në Fornacette.

Ai është kapur në flagrancë teksa po nxirrte nga panolina e fëmijës  një dozë kokainë që e kishte fshehur në pampers për tia dhënë një të riu. Gruaja mbante fëmijën në krah

Ndodhi dje në një bar, në Calcinaia, lokal i cili iu nënshtrua një kontrolli me qen antidrogë.

Gegici njihej dhe me emrin Toni.

Po kështu policia kishte në mbikqyrje Ledio Pllumi, 41 vjeç i cili në momentin kur pa se iu vunë prangat Eltonit vrapoi drejt shtëpisë për të tentuar të largojë drogën të cilën e kishte fshehur në dollap. Por nuk ia ka dalë.

Atij i janë gjetur 72 doza kokainë në total 60 gram si dhe mjetet për prerjen e konfeksionimin e dozave

Të dy janë dërguar në burgun e Pisas, me akzuën e shpërndarjes së lëndës narkotike informon lanazione.it