Itali, si ishte hoteli para se të zihej poshtë nga orteku

Po ju sjellim një foto për të treguar si ishte para dhe si është tani hoteli i cili u zu poshtë nga orteku.

Fotoja është postuar në Twitter.

Deri tani vetëm trupi i pajetë i një personi është nxjerrë nga rrënojat ndërsa autoritet besojnë se në hotelin Rigopiano në Gran Sasso, në afërsi të qytetit Farindola, në provincën e Pescaras ndodhen të bllokuar rreth 30 persona, mes tyre edhe fëmijë.

Dy persona janë shpëtuar deri tani nga hoteli i përfshirë nga masa e madhe e borës, teska ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet. Njëri prej të mbijetuarve tregon i dëshpëruar se bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët ndodhen në hotelin e përfshirë nga orteku.

38-vjeçari ka shpëtuar vetëm sepse në momentin e ortekut ai kishte shkuar tek makina e tij, por gjithsesi kanë qenë ekipet e emegjencës që e kanë shpëtuar.

c_2_fotogallery_3008303_0_image

Sipas informacioneve të para dhe raporteve të mediave italiane, kanë qenë lëkundjet e shumta të tërmeteve që kanë shkaktuar ortekun dhe për pasojë aksidentin tragjik. Në fakt ngjarja ka ndodhur mbrëmë, por rrugët e bllokuara nga bora kanë bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të emergjencës.

Natën e kaluar në zonë janë regjistruar 80 lëkundje në zonë, të cilat pasojnë tre tërmete të forta në Italinë Qëndrore, të gjitha mbi 5 ballë.

3c45803200000578-4134306-image-a-59_14848219364733c45631800000578-4134306-image-a-46_1484819226031